Këtë fundjavë, në Teatrin Kombëtar u ngjitën artistët e Ansamblit Të Këngëve dhe Valleve, pikërisht në skenën që u përballën për herë të parë me publikun. Këtë herë për të festuar 60 vjetorin e krijimit të Ansamblit. Për t’i nderuar, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi Ansamblin e Këngëve dhe Valleve, si edhe mjeshtrin e valles popullore, Besim Zekthin.

- SPONSOR -Smiley face

Vlerësimi iu dha për kontributet e çmuara dhe interpretimet e shkëlqyera në më shumë se gjysmë shekulli, duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, të ndjeshëm dhe të patjetërsueshëm në zhvillimin artistik e kulturor në mbarë vendin. Për rolin e luajtur si ambasador i kulturës jashtë Shqipërisë, nëpërmjet përcjelljes së vlerave më të qenësishme të folklorit shqiptar e trashëgimisë sonë shpirtërore në të gjithë botën.

“Nderi i Kombit” shkoi per mjeshtrin e valles popullore shqiptare Besim Zekthi në vlerësim të kontributit shumëvjeçar si solist me nivel të lartë interpretativ dhe mjeshtëri të veçantë artistike të valleve shqiptare; për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin tek brezat e artistëve të rinj, si dhe për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore jashtë vendit.

- SPONSOR -Smiley face