Në kuadër të veprimtarisë “Java e Fëmijëve Jetimë” që zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, artistët e njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj vizituan dje ekspozitën e hapur me këtë rast pranë Institucionit të Presidencës.

- SPONSOR -Smiley face

Në aktivitetin ku morën pjesë nxënës të shkollave 9-vjeçare “Hillary Klinton” dhe “100 Vjetori i Pavarësisë”, si edhe nxënës të gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, artistët e njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj shprehën solidaritetin e tyre me fëmijët pa kujdes prindëror.

Gjithashtu, ditën e enjte në kuadër të veprimtarisë “Java e Fëmijëve Jetimë”, që zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në bashkëpunim me Institucionin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, një grup artistësh të njohur vizituan ekspozitën e hapur me këtë rast pranë Institucionit të Presidencës.

Ardit Gjebrea, Soni Malaj, Venera Lumani dhe Lindi Islami vlerësuan angazhimin e Presidentit Meta për organizimin e veprimtarisë ndërgjegjësuese dhe solidarizimin e përkrahjen e tij për fëmijët pa kujdes prindëror. Në aktivitetin ku morën pjesë edhe fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë dhe nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, artistët e njohur Ardit Gjebrea, Soni Malaj, Venera Lumani dhe Lindi Islami shprehën solidaritet me fëmijët pa kujdes prindëror.

- SPONSOR -Smiley face