Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend. Me anë të një mesazhi në faqen e tij në Facebook, Meta falënderon median për informimin dhe strukturat e ushtrisë që janë në terren.
‘Të dashur qytetarë, në këtë situatë emergjente të reshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur prej ditës së djeshme, jam me çdo familje në vështirësi, duke iu shprehur solidaritet të plotë.

- SPONSOR -Smiley face

Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falënderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj.
Falënderoj mediat për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet’, thuhet në mesazhin e presidentit Ilir Meta.

- SPONSOR -Smiley face