“Samsung Electronics” prezantoi më 14 shtator smartfonin e tij më të fundit,
Samsung Galaxy Note8 në Shqipëri. Ky lançim lokal u zhvillua vetëm një ditë
përpara daljes së këtij smartfoni në të gjitha tregjet e botës. Kjo është një pajisje e
destinuar për përdoruesit të cilët duan të arrijnë më shumë. Galaxy Note8 është
projektuar duke marrë parasysh mënyrën se si përdoruesit mbështeten tek
teknologjia në jetën e tyre të përditshme.

- SPONSOR -Smiley face

“Samsung për herë të parë prezantoi serinë e pajisjeve Note në vitin 2011, e cila që
atëherë ka një komunitet përdoruesish besnikë. Ne jemi të kënaqur që të gjithë një
ditë përpara daljes në tregjet botërore të mund të prezantojmë në Shqipëri Galaxy
Note8, smartfonin e brezit të ri me një ekran të veçantë të madh dhe stilolapsin S
Pen, si dhe një numër të karakteristikash unike dhe karakteristika të serisë Galaxy,
të cilat janë gjithmonë përcaktuese të eksperiencës së përdoruesve”, u shpreh
Milan Vujovic, Drejtor i Marketingut për Rajonin e Adriatikut pranë Samsung
Electronics.

Smartfoni Galaxy Note 8 ka ekranin më të madh të të gjitha pajisjeve Note deri
tani. Ekrani pa kufij me diagonale 6.3 inç ka rezolucion Quad HD+ dhe teknologji
Super AMOLED që lejon përdoruesin të shohë më shumë me më pak skanim.
Galaxy Note8 siguron përdoruesve më shumë hapësirë për të parë, lexuar dhe
vizatuar, duke e bërë atë një mjet i shkëlqyer për zbatimin e disa punëve ose
detyrave në të njëjtën kohë.

Për personat që udhëtojnë shpesh jashtë shtetit ose kur hapin një faqe interneti në
një gjuhë të huaj, opsioni i përkthimit të përmirësuar të stilolapsit S pen ju lejon të
përktheni shpejt, jo vetëm fjalë të veçanta, por fjali të plota deri në 71 gjuhë dhe të
konvertoni në çast në njësi të ndryshme dhe valuta të huaja.

Dizajni i smartfonit Galaxy Note8 është i bazuar në trashëgiminë e pajisjes Galaxy.
Katër vjet më parë, Samsung prezantoi pajisjen e parë të papërshkueshme nga uji
Galaxy. Sot, përdoruesit e teelfonave Note mund ta marrin ate pothuajse kudo në
sajë të rezistencës të provuar ndaj ujit dhe pluhurit (IP68) të vetë pajisjes, si dhe
stilolapsit S Pen, i cili shkruan edhe kur ekrani është i lagësht.

Galaxy Note8 ofron lehtësi hapje nëpërmjet skanimit për përdoruesit nga fusha e
biznesit. Për shembull, për përdoruesit që punojnë në fushën e shëndetit,
inxhinierisë civile ose të sigurisë publike, të cilët e gjejnë veten në një situatë ku
ata kanë nevojë për të zhbllokuar telefonin pa pasur nevojë të rrëshqasin gishtin e
tyre mbi ekran ose të skanojnë një gjurmë gishtash. Për më tepër, smartfoni Galaxy
Note8 përshtatet me Samsung DeX për të gjithë ata që kanë nevojë të lehtësojnë
përvojën e tyre mobile në përvojën e desktopit, pavarësisht nëse janë në shtëpi,
zyrë apo në lëvizje ose udhëtim.

- SPONSOR -Smiley face