Nis edhe sezoni i ri në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Premiera më e re për fëmijë “Princesha e gjelbër” do të ngjitet në skenë këtë të shtunë dhe të dielë ora 10:30.

Duke qenë se pakujdesia e njeriut me natyrën gjithmon ë më shumë sjell probleme në ciklin tonë të jetës, është e rëndësishme ti paraprijmë sa të mundim këtij shqetësimi aktual por edhe të së ardhmes, duke punuar me të tashmen, me fëmijët.  “Princesha e gjelbër” është një vepër me temë ekologjike, e cila synon edukimin e fëmijëve në mirëmbajtjen e ambientit.

- SPONSOR -Smiley face


Në vepër gjenden shumë situata argëtuese dhe personazhe surprizë që luhen nga njerëz dhe nga kukulla. Dy prej personazheve kryesorë janë Princesha e gjelbër e cila merr fuqi nga prania e luleve, dhe shtriga e zjarrit e cila merr fuqi nga prerja e pemëeve. Personazhet në fjalë janë një materializim i të mirës dhe të keqes që e luftojnë me njëra-tjetrën, por fati i kësaje lufte gjendet në duart e njerëzve, sepse ajo që përkrahin njerëzit, ajo fiton.

“Prinesha e gjelbër” është vepër me autor dhe regjisor Ledian Gjeçin, ndërsa interpretojnë Dajana Nenaj, Alba Shërmbari, Ana Guçe, Donald Shehu dhe XhulianoBrisku.

 

 

 

- SPONSOR -Smiley face