Aktorja Elia Zaharia, bashkshortja e Princ Lekës ka postuar një foto të një pikture në profilin e saj në instagram. Dy personazhet e telajos janë pikërisht Elia dhe bashkëshorti i saj, Leka. Ata kanë pozur në një pozicion tipik të familjeve mbretërore, ku Elia qëndron e ulur mbi një karrige mbretërore dhe Princi qëndron në këmbë përkrah saj. Kjo pikturë është realizuar nga daja i Elias, Agim Mujo, i cili është një person i njohur. Ai ka interpretuar edhe në një film shqiptar bashkë me motrën e tij Yllkën në të njëjtin rol si në jetë, motër e vëlla. Bëhet fjalë për filim e vitit 1970 “Malet me blerim mbuluar” ku Agimi luante rolin e Zenelit.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face