Afrika duket se është vendi perfekt për të jetuar për Dukeshën Meghan Markle dhe Dukën Harry. Në dokumentarin “Harry dhe Meghan: Nje udhëtim afrikan”, princi ka shprehur hapur dëshirën për të jetuar në Afrikë me familjen e tij.

“Nuk e di se ku mund të jetojmë në Afrikë për momentin. Ne sapo kemi ardhur nga Cape-Town, që do ishte një vend i mrekullueshëm për ne, por gjithë problemet që janë atje, nuk e di se sa mund t’i ndryshojmë dhe si mund të jetojmë pa paragjykim nga ata që do na rrethojnë. Mendoj se është një vend i vështirë për të jetuar kur e di se çfarë ndodh atje dhe je pak i shkëputur prej tij. Kështu, pjesa tjetër e jetës sonë, puna e jetës sonë do të përqëndrohet kryesisht në Afrikë”, ka thënë Harry në dokumentar. Në fakt dëshira për të jetuar në atë kontinet nuk ka ardhur si një surprizë e madhe, sepse duka dhe dukesha kanë një lidhje shumë të fortë me Afrikën. Takimin e dytë romantik ata e kanë kaluar në Botswana dhe Harry zgjodhi një diamant nga Afrika për ta vendosur në qendër të unazës së fejesës së Meghan. /

- SPONSOR -Smiley face