Disa ditë më parë Princi Harry publikoi një letër ku akuzonte mediat e ndryshme se po ulnin figurën e gruas të tij, Meghan Markle. Ai paditi mediat më të njohura britanike si DailyMail, The Sun, Mail on Sunday, etj pasi ata publikuan një letër që Meghan ja kishte dërguar të atit. Por mesa duket ky veprim i Princit nuk është mbështetur nga familja mbretërore. Familja mbretërore e këshilloi Harry-n të priste të kthehej nga turi pastaj ta publikonte letrën, por ai e publikoi pa u thënë gjë. Si rrjedhojë punët nuk janë aspak mirë mes çiftit Sussex dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore.

Sipas korespondetit mbretëror të Daily Express, Richard Palmer, asnjë pjesëtar i familjes mbretërore nuk po e mbështet Harry-n dhe Meghan-in dhe nuk duan t’ia dinë për ta. Madje, edhe ndihmëset e çiftit janë vënë në siklet nga veprimet e tyre.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face