Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin kurorëzuan dashurinë e tyre në Karolinën e Jugut duke rrëmbyer të gjithë vëmendjen e mediave. Në dasmën private të çiftit të njohur kishte familjarë dhe miq, ndër të cilët edhe personazhe të njohur të showbiz-it si Kendall dhe Kylie Jenner.Mirëpo, ajo që ra në sy dhe u diskutua ishte mungesa e dy mikeshave të ngushta të Haileyt, Gigi dhe Bella Hadid.

Të gjithë ishin kuriozë të dinin se ç’ndodhi me vajzat, duke aluduar dhe për një krisje raporti mes supermodeleve. Në fakt, Gigi dhe Bella ishin të pranishme në “Javën e Modës në Paris” dhe e kishin të pamundur të largoheshin për t’iu bashkuar Haileyt në ditën e e saj të shënuar. Kështu që thashethemet për një krisje në shoqërinë e tyre bien poshtë.

- SPONSOR -Smiley face