Tom Petty, i njohur ndryshe si legjenda e “Rock and Roll” është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, pasi i janë hequr aparaturat që e mbanin në jetë. Petty pushoi së marri frymë në Los Angeles, i rrethuar nga familjarët, miqtë dhe antarët e grupit. Mjekët dhe familjarët vendosën që t’i hiqeshin aparaturat pasi konfirmuan se nuk i funksiononte më truri. Ai pësoi një krizë kardiake më parë. Por si arriti në këtë gjendje? Tom Petty u gjet në shtëpinë e tij në Malibu, pa ndjenja, dy ditë më parë. Policia e Los Angeles tha se këngëtari ka vdekur, por më pas ata kërkuan ndjesë publike, duke thënë se Petty ishte ende gjallë, por po mbahej në jetë nga disa aparatura.

- SPONSOR -Smiley face