Është koha që qeveria të bëjë shumë më tepër për artin në vend. Disa artist të mirënjohur që kanë lënë gjurmë në artin shqiptar kanë nevojë për ndihmë. Këtë herë aktori i njohur Ndriçim Xhepa i duhet ndihma e gjithkujt.

Ai vuan prej një kohe të gjatë nga një sëmundje e rëndë. Qeveria ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure vendimin që i akordon një fond financiar prej 5 milionë lekë të reja për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Xhepës në një klinikë jashtë vendit.

- SPONSOR -Smiley face

Sipas VKM-së, ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

- SPONSOR -Smiley face