Përbërësit
  • 350 gr mish viçi
  • qepë e kuqe
  • qepë e verdhë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 300 gr thërrime buke
  • vezë
  • majdanoz
  • kripë
  • piper
  • 100 gr miell
  • 30 gr gjalpë
  • 1 lugë gjelle krem djathi
  • 1 gotë ujë
Përgatitja
1
Grijmë mishin e viçit me grirësen. Më pas grini imët qepët dhe hudhrat.
2
Në një enë bashkoni mishin e grirë, qepën, hudhrat dhe bukën e grirë. Shtoni gjithashtu vezët, majdanozin, kripën, piperin. I përzieni mirë.
3
Bëni me dorë format e qofteve dhe i lyeni me pak miell. Tani i skuqni në tigan.
4
Prisni dy patate në kubikë të vegjël, i shtoni kripën, gjalpë, 1 gotë ujë dhe kremin e djathit. I zieni dhe i bëni pure duke shtuar nga fundi qumështin.
5
Merrni një pjatë dhe vendosni një shtresë pure patatesh. Sipër vendosni qoftet që skuqët. Koha për ti shijuar!
- SPONSOR -Smiley face