Quhet “Qyteti i së ardhmes” dhe do të ndërtohet në Kanada nga kompania “Alphabet” Sidewalk Labs, në pronësi të kompanisë Google, Alphabet, po punon për të ndërtuar një qytet dixhital në Toronto. Synon të kthejë një zonë ujore në një laborator pune për një sërë teknologjish “të zgjuara”. Në këtë qytet do të ketë Wi-Fi me shpejtësi 500 megabyte, miliona sensorë, energji të qëndrueshme dhe makina autonome. Kompanitë e teknologjisë po përdorin hardëare dhe softuerët e tyre në qytete, pasi planifikuesit urbanë trajtojnë çështje si bllokimi, ndotja dhe mbipopullimi. Partneritetet publike-private, si ajo në Toronto, mund të sjellin përfitime, por qytetet duhet të ishin të jenë të sigurt për atë që do të krijohej nga kjo marrëveshje, tha Robert Puentes, një ekspert i planifikimit urban nga instituti i ekspertëve amerikan. “Qytetet po përpiqen me gjithçka që munden për të rritur ekonomitë e tyre dhe për të ndërtuar infrastrukturën, por ata duhet të kuptojnë se kompanitë nuk po e bëjnë këtë project për arsye altruiste, ata janë të interesuar për gjenerimin e fitimit për aksionerët e tyre”, tha ai.

- SPONSOR -Smiley face