Kryeministri Rama ka folur nga Brukseli ku ka folur për ndikimin dhe rëndësinë që ka BE për Ballkanin dhe si kanë evoluar të gjithë vendet ballkanike. Rama nuk ka lënë pa përmendur dhe ‘mallkimin Ballkanas’ që ka ndjekur gjithmonë vendet ballkanase, ‘kur BE ishte në formën e saj më të mirë, vendet e Ballkanit kanë vuajtur dhe nuk ishin në formën e duhur, tani që ata vende janë të gatshme dhe kur gjërat po rregullohen është BE që po vuan dhe nuk është e njëjta, por po përpiqet që të qëndroj ashtu si duam ne’, ka thënë ai.

Në edicionin e 18 të Samitit të Politikave për Ballkanin Perëndimor, kryeministri tha se është e habitshme sesi kur Ballkani është keq, BE-ja është mirë dhe kur vendet e Ballkanit bëhen më mirë, BE-ja nuk është në formën e saj më të “shëndetshme”. Por nga ana tjetër, kryeministri ka deklaruar hapur se Shqipëria do të “martohet” me BE-në dhe të “divorcohet” përfundimisht nga e kaluara e saj.

- SPONSOR -Smiley face

“Kur BE ishte në formën e saj më të mirë, ne ishim në formën më të keqe, tani që jemi në formën më të mirë, BE-ja jo se është në formën më të keqe, por po shkon në këtë drejtim. Ndoshta ne kemi një shans për t’u divorcuar përfundimisht me të shkuarën dhe të martohemi me një union të shkëlqyer, i cili na thotë se do të martohemi por nuk na thotë se kur. Në qoftë se nuk do të ndodhë shpejt, do të na ndihmojë të rritemi në mënyrë të shëndosh”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.

- SPONSOR -Smiley face