Kërcimi modern nuk ndjek domosdoshmërish ritmin e muzikës, siç ndodh me
baletin klasik. Në disa raste, ne vëmë re që muzika mungon, ndërkohë që balerini
kërcen. Kjo nuk do të thotë që ne kërcejmë pa ritëm muzikor. Ne ndjekim
ritmin tonë të brendshëm, ndërkohë që muzikën e lëmë përpara ose pas. Në disa
raste, koreografia në kërcimin modern mund të kundërveprojë me muzikën,
ndërsa ndonjëherë nuk mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën. Në kërcimin modern
muzika nuk na kushtëzon asnjëherë koreografinë që ne kemi menduar. Ne mund
të kemi në mënyrë absolute koreografi moderne të shoqëruar nga një muzikë
klasike. Duhet përmendur fakti që nuk është gabim n.q.s., ne ekzekutojmë
lëvizje moderne në një muzikë klasike, jazz, kontemporane etj. Është e
rëndësishme që në performancën tonë të përcjellim emocion dhe përputhje me
raportin muzikor.

- SPONSOR -Smiley face