Konfirmohet një rast i ri me COVID 19 në Korçë. I infektuari mësohet se është punonjës në Drejtorinë e Kufirit, i cili mendohet të jetë infektuar nga efektivi tjetër që  kemi raportuar ditë më parë.

Është bërë dezinfektimi i ambienteve pranë kësaj Drejtorie ndërkohë akoma nuk dihen kontaktet e mundshme të personit të infektuar, ku sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë të gjithë prej tyre duhet të vendosen në vetekarantinim për 14 ditë.

- SPONSOR -Smiley face

Gjithësej për analiza në 124 orët e fundit ishin dërguar katër tamponë. Prej tyre, dy janë të shtruar në spital.

Korça prej ditësh nuk raportonte raste të reja me COVID 19 aq sa u krijua përshtypja e se zinxhiri i infeksionit ishte këputur.

Me rastin e ri, në Korçë numri i të infektuarve shkon në 17 raste.

- SPONSOR -Smiley face