Eugent Bushpepa, këngëtari fitues i Festivalit të 56 në RTSh, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një shkrim ku tregon rrugën e tij në art. Kënga me titullin “Mall” do të
përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovision në Portugali. Këngëtari me anë të postimit të tij pavarësisht peripecive që tregon se ka kaluar në fund shpreh falenderimin e tij për RTSH. I hapur për të zbuluar ndjesitë e reja të skenës së madhe europiane ,urojmë
që Eugenti të dalë sa më mirë në Eurovision.

- SPONSOR -Smiley face

Postimi i plotë:

Mësohesh me mbyllje shtigjesh dhe goditje bërrylash. Bën paqe me to dhe i lë gjërat
të rrjedhin duke ushqyer dilema mbi ekzistëncen tënde si artist. Befas
një dritë në horizont e lënë ndezur nga dikush enkas për mua për zbulimin e një shtegu
të ri nis dhe më ushqen një tjetër ndjenje, atë të mbivlerësimit.
Mos vallë jam mbivlerësuar dhe prandaj u la ndezur? Mos vallë zymtësia që ushqehej
nga katrahura e vështirë artistike që më rrethon do më çojë deri në verbim dhe rrugën do
e humbas sërish? E kam të vështirë ta shpjegoj unin. Që ta bëj do më duhet të dal
jashtë tij dhe unë akoma po i eksploroj labirintet e tij në gjetjen e një rrugëdalje.
Si për dreq, këto labirinte koshience shpesh më popullohen nga artistë të paftuar
që vazhdojnë të zhgarravisin muret e këtyre rrugëve të mia me grafite pa sens, m’i
ndyjnë akustikisht me megafonë të shurdhuar që reklamojnë lajme të rreme duke ma
penguar akoma më shumë gjetjen e rrugëdaljes. Mbrëmë si rrallë kohët e fundit pranova
që ajo dritë e lënë ndezur për mua të më drejtojë qetësisht drejt shtegut të ri dhe tashmë jam i gatshëm dhe me vullnet që të eksploroj sërish.
Ajo dritë ndriçon aq shumë saqë arrij të shoh se rruga që vazhdon pas saj mbart plot
sfida por ndihem i fortë t’u bëj ballë falë mbështetjes së fytyrave të bukura
që më shoqëruan deri tek kjo dritë, në këtë fillim rrugë të rë, duke kënduar një zëri me
mua tinguj dhe fjalë që dikur buruan nga shpirti im. Rruga është akoma e gjatë por do e
zbuloj ndryshe me ndjesinë e re që më dhuruat. Jam mëse i lumtur. Faleminderit njerëz
me shpirt të bukur! Gjithashtu, Faleminderit RTSH!
Eugent Bushpepa

- SPONSOR -Smiley face