Galeria Kombëtare e Arteve prezantoi sot katalogun “Realizmi Socialist Shqiptar”, një botim i bazuar në veprat që ruhen në fondin e GKA, por jo vetëm. Botimi është një bashkëpunim me studiuesin Ermir Hoxha i cili është autor i teksteve.


“Realizmi Socialist Shqiptar” është një këndvështrim studimor dhe analitik mbi këtë fenomen të artit figurativ shqiptar. Katalogu është i pari i cili përshin një spektër kaq të gjerë të veprave të realizuara në periudhën 1945 -1990.
Mes shumë pjesëmarrësve, në ceremoninë e prezantimit ishin të pranishëm autor si Zef Shoshi, Skënder Kamberi, Maks Velo etj, apo trashëgimtarët e disa artistëve të cilët nuk jëtojmë më si Guri Madhi, apo Isuf Sulovari, si dhe dashamirës së artit pamor.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face