Ndizeni furrën në temperaturën 180 gradë celsius, ndërsa kungulleshat ndajini në dy pjesë e hiqini tulin. Më pas, lyejini kungulleshat  me vaj, kripë, dhe piber të zi. Copat e bukës ndajini të vogla dhe i vendosni në një pjatë së bashku me djathin kaçkavall, majdanoz, nanenë, vezët, kripën dhe piberin e zi dhe më pas përziejini së bashku. Me masën e krijuar mbushni kungulleshat me kujdes dhe i rëndisni në tepsi, gati për pjekjë për rreth 40 minuta.

- SPONSOR -Smiley face

Përbërësit:

7 kungullesha

Vaj

3 copa bukë

Majdanoz

Piper i zi

Djath kaçkavall

2 hudhra

1 lugë gjelle nane

3 vezë

Kripë

- SPONSOR -Smiley face