Patate të pjekura me vezë
Në një enë rezistuese ndaj zjarrit hidhni qepën e grirë, pastaj shtoni pataten e prerë në feta, erëzat dhe vajin e më pas përzieni të gjithë përbërësit me dorë.

1.Pastaj hidhni ujë dhe futeni në furrë në 250 gradë celsius që të piqet.
2.Tundni shtesën nga vezët, vaji, erëzat e mielli dhe që të gjitha hidhini sipër patateve.
3.Futeni sërish në furrë që të piqet.
4.Në patatet e pjekura të nxehta mund të hidhni edhe pak kaçkavall të grirë në rende.
Përbërësit:
4 patate
2 qepë
2 gota ujë
2 decilitra vaj
Erëza të thata
Kripë
Piper i zi
- SPONSOR -Smiley face