Regjisori i shfaqjes shumë të komentuar “Equus”, shfaqur në Teatrin Kombëtar, është rikthyer në Tiranë, për një tjetër premierë. “Nëna dhe fëmija”  e Jin Fosse një nga shkrimtarët norvegjez më të përkthyer dhe më të interpretuar pas Henrik Ibsen, vjen tashme në skenë nga boshnjaku Dino Mustafiç.

- SPONSOR -Smiley face

Shfaqja merret me njerëz të cilët vuajnë nga izolimi total, vetmia dhe vështirësia e komunikimit. Ata janë të burgosurit e përjetshëm të cilët ngarkojnë veten dhe tjerët. Por ata nuk janë krijesa indiferente, por plot shqetësim shpirtëror, që mund të quhet aftësi parandjenjeje. Në këtë shfaqje interpretojnë aktorët: Ema Andrea e Matia Llupa, nga data 28 tetor deri më 2 nëntor.

- SPONSOR -Smiley face