Moderatorja e programit “Jo vetëm modë” ka rënë pre e një shkrimi të pavërtetë botuar në një prej gazetave të përditshme. Në shkrimin e bërë thuhej se pas pjesmarrjes në filmin “Ti mund të më quash Xhon” e veçanërisht pas realizimit të disa skenave të nxehta në këtë film, karriera e Nevinës mori një kthesë të fuqishme për të arritur këtu ku është. Bukuroshja e ka përgënjeshtruar këtë lajm duke ironizuar shkrimin nëpërmjet një postimi në instagram. “Kush i bën këto shkrime, aman? Sikur të gjithë të bënin shkrime të tilla, dua edhe unë një punë si kjo” ka shkruar Nevina.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face