Riri nguron të japë intervista, mirëpo me Anna Wintour, kryeredaktoren e Vogue ndryshojnë gjërat. Diva e muzikës pop ka treguar se nëse do të martohej, stilisti me të cilin do të bashkëpunonte për fustanin e nusërisë është: John Galliano.

Mirëpo, çfarë thotë Riri rreth lajmeve të shtatzënisë që kanë qarkulluar së fundmi. Anna e pyet ” Rihanna a po shpreson për një bebe së shpejti?” Ndërkohë kjo është përgjigjja e saj :”Unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Por nuk i di planet e Zotit për këtë! I imagjinoj që tani gjithë thashethemet e shtatzënisë pas kësaj interviste”. Pra, Riri nuk është shtatzënë, por ka në plan të martohet.

- SPONSOR -Smiley face