Këngëtarja nga Barbados, Rihanna, ka surprizuar edhe njëherë fansat me look-un e saj fantastik. Ajo solli një modë ekstravagante dhe përrallore në promovimin e shumëpritur të autobiografisë së saj të parë vizuale të quajtur “Rihanna”, në Muzeun Guggenheim në New York.

E veshur me një fustan leopardi, Rihanna dukej plot stil dhe fustani sigurisht që i shkonte shumë. Për të kombinuar fustanin zgjodhi një palë çizme të gjata vishnjë që e tregonin Rihannën plot klas. 

- SPONSOR -Smiley face