Jessie J i ka munguar publikut dhe fansave përreth 2 vitesh, nuk ka performuar e as ka qenë në qendër të vëmendjes, por tashmë ajo është rikthyer më energjike se kurrë. Këngëtarja britanike është përballur me një sëmundje të vështirë, që për të gjithë vazhdon të mbetet mister nga se vuante. Gjithashtu ajo ka treguar se është përballur  edhe me humbjen e rëndë të gjyshërve të saj.

Por së fundmi, 29-vjeçarja ka shkëlqyer në tapetin e kuq në ndarjen e çmimeve të “BET Soul Train Awards” në Las Vegas, ku është cilësuar si një ndër personazhet e veshura më mirë. Gjithashtu, Jessie është rikthyer më fuqishëm se kurrë edhe në muzikë.

- SPONSOR -Smiley face

Këngëtarja ka nxjerrë në treg albumin e saj të ri “R.O.S.E” si edhe single-in “Think About That”, që ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm.

- SPONSOR -Smiley face