Grupi i famshëm, vajzat super sexy të “Pussycat Dolls” duket se do të rikthehen pas 7 vitesh që janë ndarë dhe secila prej tyre vijon karrierën artistike veç. Nëse ato do të ribashkohen, kjo do të jetë falë vokalistes, njëherësh edhe ish-lidere e grupit, Nicole Scherzinger. Sipas prestigjozes “The Sun”, Nicole Scherzinger, Kimberly Wyatt, Ashley Roberts, Jessica Sutta dhe Melody Thornton po përgatiten që të rikthehen së bashku.

- SPONSOR -Smiley face

“Bisedimet që vajzat të rikthehen së bashku kanë kohë janë bërë prej kohësh dhe duket se më në fund ato kanë gjetur një periudhë të përshtatshme për t’u bashkuar. Vajzat mendojnë se është momenti i duhur për të lënë pas ato që kanë ndodhur në të shkuarën dhe të fokusohet të këngët e bukura që po planifikojnë të bëjnë”, shkruan “The Sun”.

Grupi “Pussycat Dolls” u bë i njohur në të gjithë botën me hitin “Don’t Cha”. Në vitin 2010, pesë vajzat e prrishën grupin dhe sipas thashethemeve kjo për shkak të zënkave midis tyre.

 

 

- SPONSOR -Smiley face