- SPONSOR -Smiley face

Këngëtarja e mirënjohur Taylor Swift mbas tre vitesh, shpalli dje në Instagram publikimin e albumit të saj më të fundit të titulluar “Reputation”. Është albumi i gjashtë i këngëtares i hedhur në treg dje 10 Nëntor 2017.

Fotografia e vendosur në Instagram, dhe që duket të jetë koveri i albumit, përmban një fotografi të Taylor bardhë e zi e vendosur mbi titujt e gazetave që shfaqin emrin e saj.

Një tjetër foto bardhë e zi, me titullin Reputation të shkruar në stil gotik dhe datën e hedhjes në treg – 10 Nëntor.

Albumi mund të blehet në ITunes.

Kujtojmë se këngëtarja deri më tani ka hedhur në treg gjashtë albume, të cilat kanë kaluar shifrat e 30 milion kopjeve në të gjithë botën. Debutimi i saj fillon në vitin 2006 me albumin “Fearless and Speak Now”.

“Red” dhe “1989” janë rekordet e saj më të fundit që e bën Taylor Swift një superstar botëror duke arritur vendin e parë në Britani.

- SPONSOR -Smiley face