Dr.Riselda Sejdija, Pedagogia dhe koreografia e Akademisë së Arteve Tiranë, njihet për pjesëmarrjet e shpeshta internacionale që realizon. Workshop-et, seminaret dhe konferencat jashtë Shqipërisë, tashmë për koreografen janë kthyer në një ritual të domosdoshëm.
Gjatë gjithë kohës Riselda trajnohet jashtë vendit dhe kualifikimet e saj shkencore vazhdojnë të zënë një vend tepër të rëndësishëm në CV-n e saj. Së fundmi koreografia ka realizuar një pjesëmarrje në konferencën shkencore internacionale IJAS në Vienë, ku punimi shkencor me të cilin është prezantuar, i shkëputur nga libri i saj, u vlerësua si punimi më interesant dhe që u pranua direkt për publikim në revistën shkencore IJAS, USA.
Për të kaluar më pas në një pjesëmarrje tjetër në New York, në Broadway Dance Center, ku pedagogia u trajnua rreth disiplinave bashkohore të kërcimeve.
Sot Dr.Riselda Sejdija, ndodhet në Pragë për një tjetër pjesëmarrje shkencore në Akademinë internacionale të shkencave dhe Artit, (IJAS).

- SPONSOR -Smiley face

Koreografia ka shkruar në Instagramin e saj se edhe ky punim shkencor që ajo ka kumtuar në këtë konferencë është shkëputur nga monografia e saj e fundit, ku ka mbrojtur edhe temën e diplomës së Doktoraturës. Sot ajo mban titullit “Doktor”.

“Efekti Estetik në Vallen Arbëreshe”, është punimi shkencor që Riselda ka referuar përpara delegatëve pjesëmarrës në këtë konferencë internacionale që ka zgjatur 4 ditë në Pragë.

Sejdija në postimin e saj të fundit shprehet: “Ndihem tepër e vlerësuar artistikisht!
Sot mbaj në duar një çertifikatë internacionale, ku ka të shkruar sipër emrin tim.
Ndihem e bekuar që me pjesëmarrjen time, pas një referimi prej 15 minutash në gjuhën angleze, pati tepër diskutime dhe interes të veçantë rreth këtij punimi artistik shkencor”, përfundon pedagogia.

IJAS-International Journal Arts&Sciences, është një akademi shkencore e artit dhe e shkencës ku pranon dhe çertifikon punët më të mira shkencore nga të gjithë pjesëmarrësit e pranuar.

Pasi punimet e tyre janë kontrolluar dhe janë aprovuar nga një staf editorial internacional, i cili përbëhet nga 40 Profesorë dhe Doktorë të fushave të ndryshme, ato kualifikohen me një çertifikatë pjesëmarrëse dhe punimet e tyre publikohen në revistën më të famshme botërore IJAS, kushtuar akademisë së artit dhe shkencës.


Dr.Riselda Sejdija është e kualifikuar, e realizuar dhe e vlerësuar nga një staf akademik shkencor internacional. Nga mulliri.al i urojmë suksese të mëtejshme, Riselda Sejdisë.

- SPONSOR -Smiley face