Pedagogia dhe koreografja e Universitetit të Arteve, Dr. Riselda Sejdija tashmë sjell studion e baletit “Mulliri Dance” për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që adhurojnë kërcimin, e për t’i mësuar që të shkëlqejnë në eventet e tyre më të rëndësishme. Mulliri Dance disponon katër ambiente të ndryshme, ku shumë të rinj që kanë pasion kërcimin dhe baletin, mund të vijnë dhe të trajnohen në mënyrë profesionale. Sikundër dihet tashmë, kjo studio është editore dhe themeluese e “Mulliri.al”, një media që i është përkushtuar tërësisht lapsit të vërtetë artistik dhe ka arritur sukses të jashtëzakonshëm që në muajt e parë pas lancimit. Pas “Mulliri.al” erdhi momenti për “Mulliri Dance”. Gjithmonë mulliri.al apo edhe Mulliri Dance vijnë për njerëzit dhe audiencën e gjerë, për t’i ushqyer me art dhe për të hapur më shumë porta për të promovuar kulturën e këtij vendi.

- SPONSOR -Smiley face

Mulliri Dance nuk është thjeshtë një studio, pasi brenda saj janë 4 hapsira të mëdha tërësisht profesionale. Larmiteti që mundëson “Mulliri Dance” janë mësime për fëmijët e vegjël, yoga për të rriturit, kurse kërcimi për çiftet që do të martohen, por gjithashtu përparësi do të kenë edhe teknikat kontemporane, moderne dhe sigurisht të yogës, pasi mulliri.al ka një dritare të veçantë vetëm për yogën, për një trup, shëndet dhe ndjesi pozitive.

- SPONSOR -Smiley face