Gjithmonë pranë artit dhe kulturës, dihet tashmë se sa rëndësi i kushton koreografia dhe pedagogia e Universitetit të Arteve, Riselda Sejdija kësaj fushe. Jo vetëm kaq, por Shkëlzen Doli është mik i vjetër i bashkëshortit të saj, kështu që nuk kishte se si të mungonte çifti i dashur i publikut.

- SPONSOR -Smiley face

Së bashkë me bashkëshortin e saj, biznesmenin Ajdin Sejdiu, Riselda u pa në radhën e parë e rezervuar për personat VIP, e veshur class dhe e kuruar deri në detaje.

Në koncertin “Albanian Soul” pati edhe pjesë koreografike, disa prej të cilave ishin të monitoruara dhe dy numra LIVE.

Biletat për koncertin e Shkëlzen Dolit kushtonin nga 10 mijë lekë të vjetra deri në 40 mijë lekë të vjetra. Për personat VIP, biletat kushtonin 45 euro.

- SPONSOR -Smiley face