Pas suksesit që baleti “Rewind” pati në sallën e madhe të “Universitetit të Arteve” , më datë 4 Korrik, 2018, nuk kishte  sesi të ndalonte dhe të mbeteshe me aq.

- SPONSOR -Smiley face

Pedagogia dhe koreografja e Universitetit të Arteve dr.Riselda Sejdija së fundmi ka nisur përgatitjet  për ta shfaqur sërish veprën e saj artistike në Teatrin,”A.Z.Çajupi” në Korcë, me datë 21.Tetor ora 19:00. Kjo është vepra e parë artistike që Riselda gërsheton aktrimin me kërcimin.

Pikërisht libri i saj me poema “Shpirti Kalendar i Mullirit” , botim i vitit 2015 , është libreti i veprës që koreografja do të vë  sërish në skenë në qytetin e Korçës.


“Rewind”, është baleti me një akt i cili është konceptuar dhe ideuar të kërcehet 60 minuta në teknikat Jazz dance. Ky balet përtej emërimit të veçantë dhe tepër të rafinuar që përmban ,do të përmbush përmasat e tij artistike edhe nëpërmjet aktrimit. Në çdo balet ka një libret apo një fabul brenda strukturës për ta bërë botën e kërcimit më kuptimplotë, por jo gjithmonë është e domosdoshme një histori ku fillon dhe mbaron.

“Rewind” prandaj vjen me “Rewind” sepse ky balet do të rikthej gjurmët artistike , do të rikthej emocionet e forta nëpërmjet artit koreografik. Ky balet rikthen fletët e shkruara nga përjetime të ndryshme artistike.

Nëpërmjet intepretimit të aktores së njohur Delinda Zhupa ky balet do të gërshetohet edhe me zërat e lartë që kërkojnë shpëtimin e tyre ndaj drejtësisë. Studentët e kursit të dytë (Bachelor) dega koreografisë Kristina Spahi
Klaudjo Begaj
Alvaro Selimaj
Milirjan Horanlliu ,do të jenë ato kërcimtarë të cilët do të zbërthejnë nëpërmjet lëvizjeve të trupit të gjitha interpretimet e poemave nga “Shpirti Kalendar i Mullirit” që do të zotërohen në skenë nga intepretimi i aktores së njohur Dalinda Zhupa. Riselda nuk harron kurrë të jetë mirënjohëse ndaj mbështetësve të saj. Në profilin e saj në Instagram ,ajo falenderon ato që e mbështetën veprën e saj “Rewind” për tu shfaqur sërish…

“Baleti “Rewind” do të shfaqet sërish… Në Teatrin ,“A.Z.Çajupi”në qytetin e Korçës me datë 21.Tetor 2018 ora 19:00. Ndihem e bekuar që kam njerëz të talentuar përreth meje dhe që vlerësojnë punën dhe artin që unë përpiqem të realizoj me shumë profesionalizëm dhe përkushtim… Faleminderit që i dhuruat frymë sërish veprës sime artistike “Rewind” Faleminderit që besoni në artin tim! Shpresoj që edhe për qytetin e Korçës “Rewind” të jetë sërish “tërmeti” që do të shkundi emocionet e publikut dhe të përkëdheli ato zemrat që dashurojnë artin që unë krijoj. @mulliri.al @uart__ @prive_spa_2017 @imobiliare.kalemi #teatriandonzakoçajupikorçë #amorkafe
Mirënjohje pa fund”, përfundon dr.Riselda Sejdija, shkruan mulliri.al.

View this post on Instagram

Baleti “Rewind” do të shfaqet sërish… Në Teatrin ,“A.Z.Çajupi”në qytetin e Korçës me datë 21.Tetor 2018 ora 19:00. Ndihem e bekuar që kam njerëz të talentuar përreth meje dhe që vlerësojnë punën dhe artin që unë përpiqem të realizoj me shumë profesionalizëm dhe përkushtim… Faleminderit që i dhuruat frymë sërish veprës sime artistike “Rewind” Faleminderit që besoni në artin tim! Shpresoj që edhe për qytetin e Korçës “Rewind” të jetë sërish “tërmeti” që do të shkundi emocionet e publikut dhe të përkëdheli ato zemrat që dashurojnë artin që unë krijoj. @mulliri.al @uart__ @prive_spa_2017 @imobiliare.kalemi #teatriandonzakoçajupikorçë #amorkafe Mirënjohje pa fund🙏

A post shared by Riselda Sejdija (@riseldasejdija) on

“Rewind “ ,është një koncept në vetvete përpara se të jetë edhe një titull. Riselda dëshiron ti rikthejë detajet që mbesin bukur në mendjen e gjithkujt, por kësaj rradhe më shumë se çdo herë Riselda rikthehet sërish për të përsëritur edhe njëherë suksesin e saj. Nëpërmjet një konture artistike pedagogia e “Universitetit të  Arteve” dr.Riselda Sejdija ,dëshironte që kësaj vepre artistike ti jepte jetë duke e sjell atë si një produkt unik nëpërmjet aktrimit dhe kërcimit./mulliri.al

- SPONSOR -Smiley face