Koreografja dhe pedagogia e njohur e Universitetit të Arteve Dr. Riselda Sejdiu sot ndau me ndjekësit e saj në platformën Instagram disa nga detyrat më të preferuara të studentëve të Universitetit të Arteve gjatë periudhës kur mësimi u dha online në kohën e izolimit të pandemisë së COVID 19.

View this post on Instagram

Karakteri estetik ne koreografine e valleve shqiptare eshte i pranishem kudo ne kercim. Duke kerkuar burimet baze te levizjeve, lidhur edhe me instinktet, ai gjithmone do te gjeje kodifikimin qe i perket vallezimit popullor. Estetika ka pasur nevoje qe ne kohet e hershme, kur ende s'ishte specifikuar dhe njohur, per sensacione te cilat do te ndihmonin ne rrjedhjen e transmetimit te nje gjuhe te re te trupit dhe te levizjeve qe ate e karakterizonin, per t'i percjelle ato ne menyren me te lehte shprehese dhe me pas per t'i materializuar ne te ardhmen. Ne oren e “Folklorit Shqiptar” jam munduhar gjithnje qe ti kushtoj rendesi metodikes, eshte pikerisht thelbi kryesor qe me pas do te na lejoj te mesojme ne menyren me korrekte dhe me pas te na lejoj te shikojme qarte levizjet pafund qe ndjekin rrjedhen e tyre. Njëkohësisht diskutimi dhe kritikat e ndryshme do të mbeten pjesë e zhvillimit edhe te lendeve praktikuese online duke i konsideruar forma te reja të cilat ndihmojne dhe nxisin dinamikën estetike -artistike , dhe trajtojne ne perfeksion diskutimet dhe kundershtimet qe mund te hasim me levizjet statike te kufizuara, apo me motive burimore te ndryshme qe mund te gjejme ne cdo material apo performance qe kemi perzgjedhur… Shume e kenaqur nga diskutimet dhe konkluzionet qe kam arritur te marr nga kursi i I-Bachelor ne lenden e “Folklorit Shqiptar” #pedagogy #art #universitetiartevetirane #folklorshqiptar #onlinelessons #riseldasejdija #oldschoolart #proudteacher #tirane #dubai #blessedlife #thankgodforeverything

A post shared by Riselda Sejdija (@riseldasejdija) on

- SPONSOR -Smiley face

Në fakt ne gjithashtu e kujtojmë atë periudhë se sa sakrifikuese ka qenë për mësueit dhe pedagogët, veçanërisht duke ndjekur  Riseldën , pasi ajo na dha mundësinë e transparencës së mësimit të saj online si u zhvillua në  rrjetet sociale …

View this post on Instagram

Dr.Riselda Sejdiu; “Dituria nuk ka datë skadence, arsimi po” Dr.Riselda Sejdiu; “Dituria nuk ka datë skadence, arsimi po” Dr Riselda Sejdiu gjithmonë ka qenë transparente për sa i përket mësimeve që ka zhvilluar në Universitetin e Arteve, gjithmonë i ka pëlqyer të ndajë momente nga mësimi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Mësimi online vazhdon të zhvillohet dhe Dr. Riselda Sejdiu përsëri preferon të ndajë me ndjekësit e saj momentet më të bukura të mësimit online … Për profesoreshën e Universitetit të Arteve, Dr. Riselda Sejdiu mësimi online është një metodë që i ka shërbyer studentëve dhe arsimtarëve në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan mulliri.al #linkinbio👉💻 www.mulliri.al🌷 #kursiitretë #bachelor #balketclass #hiphopclass

A post shared by Riselda Sejdija (@riseldasejdija) on

Nuk kishte se si të mungonte dhe transparenca nga Dr. Riselda Sejdiu edhe sot ku ajo na tregon disa detyra të  studentëve të saj  duke theksuar se ; “A e ndaloj COVID 19  artin koreografik?  Jo aspak, përkundrazi, kemi punuar aq shumë në të mësuarit online aq sa arritëm të shohim rezultatet tona në një dimension tjetër … Ishin gati 2 muaj intensiv ku të gjitha mësimet e vallëzimit të xhazit dhe baletit klasik u punuan në një tjetër platformë konceptuale  , jashtëzakonisht e vështirë, por tepër e bukur!  Ndihem e bekuar që studentët e vitit I, II dhe III Bachelor ,arritën të kuptojnë në mënyrë virtuale atë që kam dashur të arrij përmes mësimit online … Sot kam mbledhur disa nga detyrat që kanë arritur të më emocionojnë më shumë dhe që janë realizuar  sipas pikave të kërkimit që pretendova …

  Këto detyra janë dorëzuar në mes të muajit maj dhe kanë arritur të zgjojnë imagjinatën e çdo studenti edhe në kohë të pandemisë.  Për këtë jam e lumtur dhe krenare çdo ditë e më shumë.  Kam punuar me gjithë zemër dhe shpirt që edhe në periudha të vështira, arti koreografik të marrë frymë thellë edhe në izolim. Uroj që kjo përvojë të na ketë shërbyer të gjithëve që të rritemi më shumë nga të gjitha anët … Shihemi në shtator me provime të vështira, premtuese dhe të bukura se detyrat i mbaruam”, shkruan Sejdiu në Instagram/Mulliri.al

 

View this post on Instagram

A e ndaloj COVID 19 artin koreografik? Jo aspak, përkundrazi, kemi punuar aq shumë në të mësuarit online aq sa arritëm të shohim rezultatet tona në një dimension tjetër … Ishin gati 2 muaj intensiv ku të gjitha mësimet e vallëzimit të xhazit dhe baletit klasik u punuan në një tjetër platformë konceptuale , jashtëzakonisht e vështirë, por tepër e bukur! Ndihem e bekuar që studentët e vitit I, II dhe III Bachelor ,arritën të kuptojnë në mënyrë virtuale atë që kam dashur të arrij përmes mësimit online … Sot kam mbledhur disa nga detyrat që kanë arritur të më emocionojnë më shumë dhe që janë realizuar sipas pikave të kërkimit që pretendova … Këto detyra janë dorëzuar në mes të muajit maj dhe kanë arritur të zgjojnë imagjinatën e çdo studenti edhe në kohë të pandemisë. Për këtë jam e lumtur dhe krenare çdo ditë e më shumë. Kam punuar me gjithë zemër dhe shpirt që edhe në periudha të vështira, arti koreografik të marrë frymë thellë edhe në izolim. Uroj që kjo përvojë të na ketë shërbyer të gjithëve që të rritemi më shumë nga të gjitha anët … Shihemi në shtator me provime të vështira, premtuese dhe të bukura se detyrat i mbaruam!

A post shared by Risi 3D (@risi_3d) on

  

- SPONSOR -Smiley face