Fantasike ! Rewind në Korçë ishte një magji pasi i gjithë publiku nuk ngurroi të duartrokiste çdo moment në shfaqje dhe t’u dhuronte buqeta me lule interpretuesve dhe koreografes dhe producentes Dr.Riselda Sejidiu.

- SPONSOR -Smiley face


Gjithçka filloi me provat në Teatrin Andon Z.Çajupi të Korçës që ishte një teatër me një nga infrastrukturat më të mira që kemi parë dhe mbaroi me falenderimet e publikut për këtë shfaqje.


Ishte e veçantë pasi nuk pritej një interes aq i lartë duke ditur edhe faktin që interesi për baletin në Shqipëri është paksa i ulët.

Por Dr.Riselda di sesi ta bëjë për vete publikun duke ditur pikat e tij të dobta dhe të forta dhe të godasë fenomene që kësaj shoqërie ja shpifin ndonjëherë.Pa dyshim të veçantë këtë balet e bëri edhe interpretimi i shkëlqyer i aktores së talentuar , Delinda Zhupa , balerinët e degës së koreografisë të  Universitetit të Arteve; Kristina Spahi , Klaudio Begaj , Alvaro Selimaj, Milirjan Horanlliu.


Në videot më poshtë që janë punuar me aq kujdes dhe profesionalizëm nga @f.duka13, do të shihni të gjitha çfarë ndodhi , prapaskenat dhe sigurisht momente të veçanta nga shfaqja.
Shikim të këndshëm…/mulliri.al

 

- SPONSOR -Smiley face