Në një intervistë për “Corriere Della Sera”, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila së shpejti do të drejtojë spektaklin e famshëm të “MTV EMA 2017”, ka folur mbi këtë eksperiencë.

Këngëtarja është shprehur se kjo mundësi të jepet vetëm një herë në jetë e mbi këtë fakt ndihet e privilegjuar. “Pjesëmarrja ime në këtë event është një moment historik që nuk vjen dy herë në jetë sepse mos harroni origjinën time, unë jam me refugjatët”, është shprehur 26-vjeçarja.

- SPONSOR -Smiley face

“MTV EMA 2017” do të zhvillohet në qytetin e ‘Wembley Arena’ ku ajo dhe prindërit e saj kanë emigruar vite më parë.

 

- SPONSOR -Smiley face