Rita Ora do të jetë mikpritëse e mbrëmjes gala të ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards 2017”. Si çdo herë, “MTV EMA 2017” ka publikuar edhe një video, ku Rita Ora prezantohet duke treguar se vjen nga Kosova, megjithëse ka lindur në Londër. 

- SPONSOR -Smiley face

“Unë jam kosovare. Nëse nuk e dini se ku është, ju them se ajo është në Evropën Lindore. Unë jam rritur në Londër”, thotë Rita në videon prezantuese.

Midis të tjerave, ajo ka zbuluar se ka 26 tatuazhe dhe se e preferuara e saj është në dorën e djathtë, përkatësisht një lule. Rita ka treguar se urren njerëzit kur dalin në takim e përdorin telefona celularë dhe që pëlqen verën. Rita Ora është nominuar në katër kategori në “MTV Europe Music Awards 2017”.

- SPONSOR -Smiley face