Ajo tashmë është e njohur për stilin e veçantë e njëherësh shumë të guximshëm. Por, pamja e fundit e artistes shqiptare me famë botërore, Rita Orës, i lë pak vend imagjinatës. Këngëtarja e hitit “Falling to Pieces”, 28-vjeçe, dukej e mrekullueshme teksa mbaroi festën e Cartier London në The Chiltern Firehouse, por pa dashje përfundoi duke zbuluar shumë me një fustan të kuq të gjatë me një të çarë deri në beli që i tregonte këmbët e tonifikuara. Ajo mbante një çantë të thjeshtë po ashtu të kuqe, një kurorë tepër të veçantë dhe kishte veshur çizme të gjata deri të gjuri.

- SPONSOR -Smiley face