Robert Aliaj i ftuar tek “Zonë e Lirë”, në televizionin Klan, diskutoi rreth temës, “Edi Rama apo Mediat”? Roberti kishte bindjen se opozita dhe pozita luajnë lojra tepër të rafinuara sa që i kanë çorientuar keq fare mediat. Gjatë lojës së tyre, ato i ngjisin fajin njera tjetrës pa u marr vesh se çfarë pasojash sjellin në informacion. Pa dashur mediat çorientohen dhe keq informojnë popullin. Duke u informuar keq përditë ,ushqehesh me budallallëqe dhe ke opinion idiot. Është shumë e thjeshtë, përse populli dhe shoqëria shqiptare janë popull me opinion “idiotësh” .

- SPONSOR -Smiley face

Çdo media është e varur nga politika nuk ka akoma media të pavarura në shqipëri ,prandaj nuk i vë faj nganjëherë popullit. Përsa i përket Edi Ramës nuk e gjykoj për dhunën apo impulsivitetin  që e karakterizon, siç jemi edhe ne të dhunshëm apo ironizues edhe kryeministri ka të drejtën e tij se njeri si ne është… Nuk e di pse termi kazan më pëlqen shumë, përfundon diskutimin Robert Aliaj në “Zonë e Lirë”

- SPONSOR -Smiley face