Robert Ndrenika, emri i njohur nga të gjithë brezat falë talentit e punës si aktor, gëzon respektin e të gjithëve. Është ky aktor i kinematografisë dhe teatrit shqiptar, që ka rrëmbyer zemrat e publikut me duartrokitje të panumërta. Kur teatrot lajmërojnë se Ndrenika do të jetë pjesë e një shfaqje, biletat shitet menjëherë; publiku nuk do t’ia dijë kush është regjisor apo cili është subjekti i shfaqjes, mjafton që interpreton Robert Ndrenika.

- SPONSOR -Smiley face

Shpirti i tij nuk njeh moshë dhe pa modesti mund të konsiderohet si ndër të vetmit aktorë që luan rolin si të jetë i vërtetë. Por ai njihet edhe për karakteret e goditura, karaktere që mbahen mend edhe sot e kësaj dite. Përmendim këtu interpretimin brilant te “14 vjeç dhëndër”, e shumë role të tjera.

Ai shkakton emocion sa herë ngjitet në skenë. Roli i fundit në teatër ishte te shfaqja “Mendohu Xhakomino” me regji të Milto Kutalit. Ai interpretoi krah 3 brezave. Brezi i ri e konsideroi sukses të jashtëzakonshëm interpretimin krah aktorit të madh, një fat për ta që mundën të merrnin disa leksione nga i madhi Robert Ndrenika.

Artisti di si të gdhendë çdo rol në memorien e ardashëve , e publikut të tij të përhershëm. Ne mezi presim rolin e radhës së këtij artisti origjinal e të pamoshë.

- SPONSOR -Smiley face