38-vjeçarja Katie Price, ish-modele e revistës erotike “Playboy” ka rrëfyer episode interesante pas vdekjes së themeluesit të revistës, Hugh Hefner. Ajo rrëfen se presidenti i revistës i ka kërkuar të bëhe e dashura e tij, por ajo nuk ka pranuar pasi ka qenë në dijeni të marrëdhënieve të tjera të tij, madje ka qenë prezente kur ai kryente marrëdhënie seksuale me të dashurat e tij në rezidencë.

- SPONSOR -Smiley face

“Nuk e përfshij veten në këtë çështje, pavarësisht se ekzistojnë foto duke u puthur me të. Ai më kërkoi të bëhesha e dashura e tij, por që të bëhesha e dashura e tij duhet të bëja një marrëveshje ligjore. U frikësova në fillim. Unë nuk mund ta bëja”, është shprehur ajo. Ish-modelja ka qenë në kopertinë të revistës “Playboy” në vitin 2002, dhe fill pas kësaj ajo u shpërngul për gjashtë javë në rezidencën e Hefner.

- SPONSOR -Smiley face