Ëndrra e çdo prindi është që fëmija i tij të jetë i ditur, të jetë i pari në shkollë, të
respektojë më të mëdhenjtë, si edhe të jetë i sjellshëm. Sipas një studimi të kryer,
fëmijët ‘imitojnë’ prindërit e tyre e për sa kohë këta të fundit kanë cilësi pozitive,
edhe fëmijët e tyre do t’i përvetësojnë.

  • “Fëmija është pasqyrë e familjes”. Këtë shprehje mund ta keni dëgjuar
    shpesh herë. Dhe nëse ju përdorni “fjalët magjike” në shtëpi, edhe fëmija
    juaj do t’i përdorë.
  • Fëmijëve nuk u pëlqen kur u jepni urdhra. Nëse ju i detyroni të bëjnë diçka
    që duhet bërë, ata nuk do ta bëjnë. Ju duhet ta bindni fëmijën tuaj, duke ia
    argumentuar pse.
  • Duhet ta respektoni, edhe pse mund të jetë shumë i vogël.
  • Ata kërkojnë gjithmonë vëmenjden e duhur! Ndaj shiheni në sy kur ai ju
    drejtohet. Mos e ndërprisni, çfarëdo që të thotë. Për fëmijët tuaj është e
    nevojshme që të kenë vëmendjen që meritojnë.
  • Asnjëherë mos nënvlerësoni veprimet e fëmijës suaj. Tregojini atij se sa
    vlen!
- SPONSOR -Smiley face