PESHORJA

Pozitiviteti gjithë përfshirës që planetet shfaqin, reflekton në formën tuaj fizike e cila paraqitet e mrekullueshme, edhe pse nuk mereni me ndonjë sport në veçanti. Ndoshta jeni pak si shumë pasiv? Nuk ka rëndësi për momentin!  Shijoni në maksimum relaksin! Gjendja juaj ideale është të arrini një harmoni të brendshme e cila reflektohet edhe në fizik. Venusi ju lejon që nëpërmjet kontaktit me artin të mbushni shpirtin plot kenaqësi.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: Hëna ju buzëqesh dhe ju ndihmon. Jupiteri qendron madhështor në shenjën tuaj për më shumë se një vit. Dhe mund të braktisni shpirtin drejt emocioneve të paharrueshme, sidomos në rast se keni lindur nga data 17 deri në 21 tetor. Peshoret që akoma nuk e kanë gjetur shpirtin e tyre binjak do të kenë rastin të bëjnë njohje të reja të cilat do të tërheqin menjëherë interesin tuaj.

Puna/Paraja: Jupiteri në favorin e shenjës suaj ju lejon që të ktheni në para cdo gjë që prekni. Duhet vetëm të gjeni idete e duhura për te realizuar ëndrrat tuaja. Mendoni se mund të bëni një investim në një pronë të paluajtshm. Një mik i mirë kompetent i fushës së ekonomisë do mund t’ju këshilloj duke ju sugjeruar hapat e para që duhet të ndiqni.

Shendeti: Për gjithë të lindurit në shenjën e Peshores terapia më e mirë është buzëqeshja. Duke pasur Jupiterin në shenjë ju duhet të luftoni me nepsin dhe dëshirën për të ngrënë cdo gjë që tërheq vemendjen tuaj. Nuk ka mënyrë për të shmangur këtë aspekt të tranzitit të Jupiterit. Por me forcën e vullnetit tuaj mundohuni të mos ekzagjeroni me ushqimin dhe të ushqeheni shëndetshëm dhe me orare të rregullta.

- SPONSOR -Smiley face