Përgatitja për “Salcë me kërpudha/ e shoqëruar me mish ose patate të fërguara”

  • Së pari grijmë qepën në pjesë sa me të imta, ndërsa kërpudhat ne fletëza të holla.
  • Majdanozin e grijmë imët.
  • Nxehim vajin në një tigan në temperaturë maksimale dhe më pas hedhim edhe qepët e grira hollë.
  • Më pas shtojmë kërpudhat dhe përziejmë ngadalë duke ulur temperaturat nën mesatare.
  • Fërgojme duke përzier vazhdimisht derisa të shterrojë lëngu që lëshojnë kërpudhat.
  • Në fund shtojmë ajkën për zierje (hopla për kuzhine) dhe majdanozin e grirë hollë , e përziejme derisa të ngrohet pak, dhe servirim të ngrohtë me mish të pjekur, patate të fërguara ose sipas dëshires.

Përbërësit

  • 500 gr kërpudha
  • 250 ml ajkë neutrale per zierje
  • 1 qepë
  • 1 lugë mustardë
  • vaj
  • kripë
  • piper
  • kërpudha
  • majdanoz
- SPONSOR -Smiley face