Kompania e njohur Samsung ka hedhur në treg një monitor “super ultrawide”, që do të thotë monitori super i madh që egziston deri më tani. Kjo është një kategori totalisht e re.

Samsung ka shfaqur modelim CHG90 me proporcione prej 32:9. Për të kuptuar madhësinë e tij e krahasojmë me monitorët e tjerë: përmasët e një monitori të madh janë 21:9 ndërsa të një monitor normal janë 16:9.

- SPONSOR -Smiley face

Është i lakuar, dhe pikërisht kjo e ndihmon pamjen tuaj që të keni nën vëzhgim edhe skajet e monitorit. Pa kurbën, ndoshta do ju duhej të kthenit kokën vazhdimisht, gjë që mund të ishte e pakëndshme.

Shikoni se si duket grafika e një loje në një monitor normal 16:9.

Dhe shikoni këtu se si duket në një monitor 32:9 CHG90

Përveç avantazhit të fushëpamjës ektra të madhe, ai është i gjërë dhe i lakuar dhe duket sikur do ju përpijë.

Ekrani mund të ndahet edhe në dy pjesë, pra mund të bëni dy punë të ndryshme brenda të njejtit monitor.

- SPONSOR -Smiley face