“Sex and the City” është një nga filmat më të ndjekur por si çdo film edhe ai paska patur prapaskena aspak të mira. Në një intervistë për “National Public Radio” një nga aktoret kryesore në film Sarah Jessica Parker ka zbuluar prapaskenat shokuese. Ajo shprehet se ishte ngacmuar seksualisht nga një aktor i rëndësishëm i serialit dhe se kërcënoi producentët se do të linte produksionin nëse gjërat nuk ndryshonin. “Besoj se nuk ka rëndësi se sa e përparuar dhe moderne je. Pavarësisht rolit, nuk ndihesha tërësisht në pozicionin për të folur ashtu sikurse burri që sillej në mënyrë të papërshtatshme. Ka ndodhur në shumë raste”, shprehet aktorja e njohur. Sarah nuk pranoi që të tregonte emrin e aktorit që e kishte ngacmuar seksualisht por ajo tregoi më pas se kushti i vënë nga agjenti i saj për të lënë serialin ndryshoi gjithçka në pak orë.

- SPONSOR -Smiley face