Përgatitja:

Në një tigan fërgojmë mishin e bluar  me qepë. Pastaj shtojmë orizin, kripën, piperin e  zi,  piperin e kuq dhe produkte te tjera  sipas dëshirës.

- SPONSOR -Smiley face

Në këtë masë mund të shtoni edhe copëza mishi të thatë për t’iu dhënë aromë dhe shije të veçantë sarmave. Me këtë mbushje i mbështjellim fletat e lakrës turshi apo me gjethe rrushi. Mbështjellja të bëhet me kujdes, sa më të vogla mbështillen aq më praktike dhe më të mira bëhen.

Sarmatë e formuara i rreshtojmë në tenxhere në fundin e së cilës paraprakisht kemi shtruar disa fletë lakre ose gjethe rrushi. Sipër sarmave shtojmë një  gotë ujë dhe yndyrë. Tenxheren me sarma e mbyllim me kapak dhe e lëmë në zjarr të ultë 2-3 orë që të mos prishet forma.

Sarmat e ziera janë gati për servim megjithatë ato mund të vendosen në një tepsi dhe t’i fusni në furrë për gjysmë ore që të skuqen dhe rreshken më mirë. Kjo varet nga shija juaj.

Sarmat shërbehen edhe me kos të ftohtë.

Përbërësit:

  • Fleta nga lakrat turshi ose Gjethe rrushi (Preferohet që gjethet e rrushit të jenë më të holla)
  • 1 kg mish të bluar
  • 2 qepë
  • 1 gotë oriz
  • Vaj
  • Kripë
  • pipir të kuq
  • piper të zi
  • Dhe mëlmesa tjera sipas dëshirë
  • Ju bëftw mirë!
- SPONSOR -Smiley face