Havaji nuk është i vetmi grup ishujsh që është formuar nga shpërthimet e vullkaneve. Në vitin 2014, një shpërthim masiv formoi ishullin e ri Hunga Tonga-Hunga Hapai. Por ky ishull ka diçka që i ka lënë shkencëtarët pa fjalë. Ky është formimi, evolucioni i një ishulli të ri.

Hunga Tonga-Hunga Hapai u krijua në vitin 2014 pasi shpërthimit të një vullkani nënujor që çau sipërfaqen. Turistët që ishin aty pranë arritën ta filmojnë filmuan shpërthimin. Ishte aq i fuqishëm sa u devijuan edhe fluturimet e avionëve. Kur u pastrua tymi, papritur u pa një ishull i vogël, rreth 600 km në juglindje të Fixhit, në Paqësor. Ishulli është vetëm 1.5 km i gjatë. Në fakt, shkencëtarët prisnin që të zhdukej sërish brenda pak muajsh nga dallgët. Por tani, pas tre vitesh, vazhdon të jetë po aty.

- SPONSOR -Smiley face

Pamjet tregojnë se si ka rezistuar ndër vite. Kjo është hera e parë që satelitët mundën të kapin formimin e një ishulli. Shkencëtarët nuk e kuptojnë ende se si ka rezistuar kaq gjatë ishulli. Një teori është se uji i ngrohtë mund të ketë bashkëvepruar me hirin dhe ka formuar një sipërfaqe të fortë shkëmbore. Shkencëtarët shpresojnë të bëjnë analiza të detajuara ndaj shkëmbinjve, që të zbërthejnë sekretet e këtij ishulli të ri e misterioz.

- SPONSOR -Smiley face