Ai është padyshim një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe një golashënues i zoti. Por nëse do pyesni veten se kë do zgjidhte Cristiano Ronaldo golat apo seksin me bashkëshorten e tij, ai e ka një përgjigje. Luzitani i ka befasuar të gjithë, teksa ka pohuar se qëndrimi me partneren e tij aktuale, Georgina Rodriguez është ndjesia më e mirë që ka provuar në jetë. Deklaratën bombastike, Ronaldo e dha në një intervistë për Piers Morgan në “ITV”, ku pohoi se seksi me bukuroshen spanjolle është ndjesi më e mirë se shënimi i golave.
“Goli ndaj Juventusit është me të vërtetë i bukur, por kur e krahason me seksin me Georgina Rodriguez nuk ka diskutim. Qëndrimi me Geo është ndjesia më e mirë që kam përjetuar në jetë,” tha shkurtimisht Ronaldo. 34 vjeçari shënoi 21 gola në sezonin e tij të parë në Seria A me Juventusin, ku fitoi titullin e 8-të radhazi. Ndërsa, deri në këtë pikë të sezonit, Ronaldo ka shënuar vetëm një gol në tre ndeshjet e para të kampionatit.

- SPONSOR -Smiley face