Sa herë që përmendet emri i saj, në mendje na shkon menjëherë Justin Bieber dhe romanca e tyre e hershme. Bëhet fjalë për Selena Gomez. Ajo gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjeve të saj, por këtë herë shkaku është krejt i ndryshëm. Ishte veshja e saj ajo që ndezi këtë herë një diskutim shumë të zjarrtë në rrjetet sociale. Selena është fotografuar në një prej rrugëve kryesore të Londrës me një veshje paksa provokuese ku ajo shfaqet me fund, bluzë të zezë dhe xhaketë, por poshtë bluzës dallohen lehtësisht gjintë e zbuluar të këngëtares. Duhet pranuar se ajo është treguar tepër e guximshme me këtë kombinim.

- SPONSOR -Smiley face