Shumica e njerëzve e njohin feminizmin  si një lëvizje gjinore që mbron të drejtat e një pjese të shoqërisë në këtë rast femrave.

Qasjet feminist të lëvizjeve të grave në vitet ’70 deri në vitet 80.

- SPONSOR -Smiley face

Bota e grave në vitet 70-80  ishte e kufizuar pothuajse në çdo aspekt, si në jetën familjare ashtu edhe në vendin e punës. Një grua pritej të ndiqte një rrugë: të martohej në 20-at e saj të hershme, por ndonjëherë edhe më e vogël. Krijonte shpejt një familje duke i kushtuar gjithë jetën e saj. Gratë mbanin ngarkesën e plotë të shtëpisë dhe femijeve, duke shpenzuar mesatarisht 55 orë në javë për punët e shtëpisë.

Shpesh herë ato i nënshtroheshin burrave ligjërisht nëpërmjet “ligjeve të kohës ” dhe shpesh herë nuk kishin të drejtën ligjore për ndonjë fitim apo pasuri nga burrat. Burrat kishin cdo të drejtë të kontrollonin pasurinë dhe të ardhurat e grave të tyre.

Nëse martesa nuk shkonte mirë por edhe ne raste kur përkeqësohej, divorci ishte i vështirë për t’u marrë, pasi nuk ishte një opsion. Këto lloj formash i detyronin gratë të nënshtroheshin tek burrat e tyre për mos t’u divorcuar.

Përqindja më e madhe e grave të viteve ’70 u kufizuan kryesisht në punë si mësuese, infermiere ose sekretare. Ato ishin të padëshirueshme në programet profesionale.

Edhe pse në pozicione të njëjta paguheshin me paga më të ulëta se burrat dhe mohonin mundësitë për të avancuar, pasi punëdhënësit supozonin se së shpejti do të mbeteshin shtatzënë dhe do të linin për të mbështetur  familjet e tyre.

Lëvizja feministe u përqendrua fillimisht në çmontimin e pabarazisë në vendet e punës, pabarazisë në paga, nëpërmjet ligjeve kundër diskriminimit gjinor.

Natyrisht që aktivistët kanë kërkuar e mësuar shumë, ndërkohe kanë përfituar shumë të drejta për nje rend të ri botëror pa dallim gjinie. Sot gratë nuk kanë më iluzione prapanike por sfidojnë dhe realizojnë me të drejta të barabarta, sfida  vendimmarrese për zhvillimin dhe drejtimin e njerëzve në shumë fusha.

- SPONSOR -Smiley face