Terapitë hormonale , kontraceptivët janë ilace të cilat shkaktojnë efekte anësore. Këtu përfshihen edhe ilaçet kundër depresionit, hipertensionit, artritit reumatid, migrenës, e deri tek ilaçet për sëmundje të zemrës. Por kujde, mos u habitni nëse shikoni që të jeni më shumë në peshë.

Shumë ilaçe kundër depresionit mund të shkaktojnë shtim në peshë. Zgjidhja nuk është ndalja e marrjes së ilaçeve kundër depresionit, sepse njerëzit që vuajnë nga depresioni i padiagnostikuar dhe i patrajtuar gjithashtu kanë një rrezik të grumbullimit të kilogramëve të tepërt.

Nëse vëreni që po trasheni që kur keni filluar të merrni ilaçe kundër depresionit, konsultohuni me mjekun. Ai ndoshta do t’ua zvogëlojë dozën e ilaçeve ose do t’ua përshkruajë ndonjë ilaç tjetër I cili nuk jep të njëjtin efekt ne trashjen e trupit tuaj.

Sido që të jetë, ekspertët rekomandojnë ushtrime për shkak se ato do të ndikojnë shkëlqyeshëm në mendjen tuaj, por edhe në vitalitetin tuaj.
Nëse vëreni grumbullimin e kilogramëve nga fillimi i marrjes së ndonjë ilaçi, gjithsesi konsultohuni me mjekun. Ai mund t’ua gjejë ndonjë tjetër ilaç që nuk do të shkaktojë shëndet të tepruar, pasi sot mjekësia të ofron shumë alternative.

- SPONSOR -Smiley face